"Vila ku fshihej u vëzhgua me dron"/ Zbulohen lëvizjet e Agasit disa orë para arrestimit
Janë zbardhur detaje nga lëvizjet e Ergys Agasit disa orë ...
Janë zbardhur detaje nga lëvizjet e Ergys Agasit disa orë ...

Janë zbardhur detaje nga lëvizjet e Ergys Agasit disa orë para se të arrestohej nga policia. Sipas raportimeve, Prokuroria e Posaçme dhe Policia kishin marrë informacion se Agasi fshihej në një vilë në zonën e Shkozetit, ku kishin nisur vëzhgimet përmes një droni.
Sipas të dhënave në raport shërbimin e publikuar në media, në orën 11:39 të 26 gushtit, Agasi është konstatuar duke dalë nga ambientet e vilës ku po qëndronte. 20 minuta më vonë, një automjet tip Audi A6 është futur në parkimin nëntokësor të kompleksit ku ndodhej vila, ndërsa pak minuta më vonë kjo makinë ka dalë dhe në sediljen e përparme është konstatuar se ishte Agasi.
Më tej thuhet se rreth orës 13:35 automjeti pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, ka vazhduar në rrugën “Kadri Hoxha”, në afërsi të tregut agroushqimor. Në këtë moment automjeti nuk është mbajtur më në vëzhgim dhe grupi i operacionales e ka pritur mjetin në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Rreth orës 18:16, automjeti është larguar nga Elbasani dhe është kthyer drejt Durrësit, ku në afërsi të zonës së Plepave është arrestuar bashkë me ish-policin Ulian Shpataraku.
Pjesë nga raporti:
Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:
“Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet evëzhgimit u vendosen me shërbim ne qytetin e Durrësit pranë rrethit te Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person ne kërkim). Sipas informacioneve të dhëna nga oficeri dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës "Durrësi në Shekuj" dhe “Bajram Tusha”.
Qëllimi i veprimeve:
Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.
Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.
Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);
Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, icili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto). /CNA
Spitali Continental në Tiranë ka marrë emrin Haxhi Dede Re...
Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojs...
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes s...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ma...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, g...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për ...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Kë...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfs...
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtu...
Ambasada gjermane në Shqipëri ka ndarë në rrjetet sociale ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përmes një postimi në r...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmar...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...