Shqipëria ngjit një vend në klasifikimin e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare ka bërë një hap përpara në renditjen më të fundit të FIFA-s. Pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, kuqezinjtë janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë pozicionohen në vendin e 66-të në botë.

Shqipëria do të rikthehet në aksion gjatë muajit nëntor, me synimin për të vijuar me rezultate pozitive dhe për të përmirësuar më tej pozicionin në klasifikimin botëror.

Edhe Kosova ka regjistruar një lëvizje pozitive. “Dardanët” kanë fituar dy vende në renditjen e FIFA-s dhe tashmë mbajnë pozitën e 76-të në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy përfaqësueset shqiptare vijojnë kështu të ngjisin gradualisht shkallët në klasifikimin ndërkombëtar, ndërsa sfidat e nëntorit do të jenë një tjetër mundësi për të grumbulluar pikë të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?