web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk e njoha Agasin, ja pse shkova në Elbasan”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Uljan Shpatarakut

7 Tetor 2026, 17:21, Aktualitet CNA

“Nuk e njoha Agasin, ja pse shkova në Elbasan”/ Zbardhet

Është zbardhur dëshmia e plotë e ish-drejtori të policisë së Elbasanit, Uljan Shpatarakut, i cili u kap në një makinë me Ergys Agasin dhe u vu në pranga nga policia. Shpataraku ka deklaruar para gjyqtares së çështjes dhe prokurorëve të pranishëm në seancë se Ergys Agasin nuk e njihte, por e ka marrë në makinë e tij pasi i kishtë bërë shenjë në rrugë.

Sipas dëshmisë, ai ka thënë se Agasi kur ka hipur në makinë i ishte prezantuar me emrin “Berti” dhe se nuk e kishte njohur edhe nga pamja për shkak se ishte me mjekër, kapele dhe i veshur me shapka.

I pyetur nga gjyqtarët “nëse zakonisht ndalonte persona që i bënin shenjë në rrugë”, Shpataraku është përgjigjur se po, pasi sipas tij “ishte besimtar dhe nuk kishte frikë”.

Ndërkohë i pyetur për automjetin më të cilin po lëvizte ditën e arrestimit, ai ka thënë se ja kishte marrë një shokut të tij që fillimisht e identifikon me emrin “Tomi” dhe më pas me emrin “Toni”. Më tej është pyetur dhe për itinerarin e lëvizjes, ku ka deklaruar se sapo ka marrë makinën ka shkuar në Elbasan për të takuar dy miq të tij dhe më pas është kthyer sërish në Durrës.

Gjatë rrugës së kthimit, i ka bërë shenjë për të ndaluar Agasi. Shpataraku është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale por thjesht sipas tij është gjetur në vendin dhe në momentin e gabuar”

Dëshmia e plotë:

Rreth orës 01:00 të natës, për shkak se djali i tij kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në Durrës, te vjehrri i tij, në zonën e Kënetës, kishte marrë bashkëshorten dhe kishte shkuar te vjehrri. Të nesërmen ishte zgjuar, kishte marrë makinën dhe i kishte thënë vjehrrit se do të shkonte në Elbasan. Deklaroi se kishte shkuar në Elbasan, kishte takuar dy miq të tij, kishte pirë kafe dhe më pas ishte kthyer nga Elbasani. Deklaroi se, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrënë makinë. Deklaroi se më pas, gjatë rrugës, ishin ndaluar nga policia dhe ishin dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shpjegoi se gjatë rrugës kishte zhvilluar bisedë me Agasin dhe se ky i fundit i kishte thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Deklaroi se në atë moment nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin.”

Në lidhje me mënyrën se si e kishte njohur Z. Agasi Z.*** deklaroi:

“Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka.

”Deklaroi se kishte qenë Asistent i Drejtorit të Departamentit të IT-së dhe se detyra e tij lidhej me ndihmën ndaj drejtorisë, duke qenë kryesisht në pozicion drejtues të lartë. Deklaroi se, në qarkun ku kishte ushtruar detyrën si drejtues (Elbasan), as ai dhe as oficerët nuk i dinin të gjithë personat që ishin në kërkim. I pyetur nëse zakonisht ndalonte persona që i bënin shenjë në rrugë, deklaroi: “Ndaloj.”

Deklaroi gjithashtu se zakonisht nuk kishte frikë, pasi ishte besimtar. I pyetur se cili prej fëmijëve kishte qenë i sëmurë dhe ndodhej te vjehrri, deklaroi se i madhi kishte qenë i sëmurë. I pyetur për dy fëmijët e tjerë, deklaroi se i kishte lënë te gjyshja në Tiranë. I pyetur nëse kishte pasur telefonin me vete, deklaroi se kishte pasur telefonin që përdorte dhe se ai ishte me dy kamera. I pyetur se çfarë automjeti kishte pasur në përdorim atë ditë, deklaroi se kishte pasur një Audi. I pyetur se kur e kishte marrë këtëautomjet, deklaroi se e kishte marrë në Durrës, rreth orës 10:00, sipas kujtesës së tij, ia kishte marrë një shoku të tij, të cilin e identifikoi me emrin Tomi, duke sqaruar se nuk ia dinte mbiemrin. I pyetur se ku e kishte takuar, deklaroi se e kishte takuar afër Kënetës.

Shpjegoi se ishte nisur për të shkuar në Elbasan, por makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej, dhe për këtë arsye kishte lënë makinën e tij dhe kishte marrë makinën e shokut. I pyetur për tipin e automjetit, deklaroi se ishte Audi A6. I pyetur për itinerarin e lëvizjes pasi kishte marrë automjetin, deklaroi: “Pasi e mora shkova direkt në Elbasan”.

I pyetur nëse ishte ndaluar gjatë rrugës, deklaroi: “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.” I pyetur se çfarë automjeti kishte të tijin dhe nëse e dinte targën, deklaroi se kishte një Audi, por targën nuk e dinte. I pyetur sesa kohë kishte që e kishte marrë automjetin dhe kujt i përkiste, deklaroi se ekishte në përdorim nga një shok i tij, pasi kishte lënë makinën e tij dhe kishte marrë makinën e shokut, duke përmendur emrin Tomi. I pyetur se ku ndodhej makina e tij, deklaroi se e kishte lënë në një rrugicë në Kënetë, pranë një personi që shiste pajisje. I pyetur se çfarë pajisjesh shiste ky person, deklaroi se shiste pajisje makinash, në rrugë. Në lidhje me rrugën e ndjekur për në Elbasan, deklaroi: “Fakti që të vesh të tregu, nuk është krim dhe nuk je kriminel, tregu është zonë shumë e madhe. Unë marr rrugën e vjetër për Elbasan për shkak të trafikut që të gjithë Shqipëria e di”.

I pyetur se sa orë kishte qëndruar në Elbasan, deklaroi se kishte qëndruar rreth dy orë. I pyetur nëse e mbante mend vendin ku ishte ulur në kafe, deklaroi se, para se të hynte në Elbasan, kishte një kafe që kishte edhe servis makinash dhe që quhej “Renato”. I pyetur mbi arsyen pse ka shkuar ne Elbasan u përgjigj se “Po është e vërtetë kam shkuar në Elbasan. Kam shkuar, kam takur dy miq të mi, kam pi kafe dhe jam kthyer nga Elbasani.”.

Në gjykim u administrua deklarimi i Z. ** i pyetur nga policia gjyqësore si person nën hetim i datës 18.09.2026. Ai ndër të tjera në këtë procesverbal deklaron se është gjendur në një rast fatkeq, në vendin dhe në momentin e gabuar dhe se nuk ka kryer vepër penale. Ai tregon se nuk mban mend se çfarë numrash telefonik ka përdorur dy vitet e fundit dhe se edhe numrat e huaj të përdorur nuk i mban mend. Ai mohon të ketë qenë në tregun e Elbasanit dhe gjithashtu edhe në Shkozet për të shoqëruar Z. Agasi, duke sjellë në vëmendje se raporti i shërbimit i sjellë nga SPAK ndërpritet në Bradashesh dhe se nuk ka informacion tjetër mbi këtë fakt që të provojë prezencën e tij në vende të tjera. Ai shpjegon se nuk e ka njohur se kush ishte personi që ka marrë në makinë rrugës dhe se vetëm më vonë ka marrë dijeni se ai ka qenë Z. Ergys Agasi. Ai shpjegon se rrugës në Elbasan dikush në rrugë i ka ngritur dorën dhe se i zënë nga kurthi i moralit e ka marrë në makinë, pasi i ka folur shqip dhe e ka kuptuarse ishte shqiptar, duke shtuar se ishte me shapka, pantallona të shkurtra, me mjekër dhe kapele. Pasi udhëtari e ka pyetur ku po shkon dhe Z. ** iështë përgjigjur se po shkonte në Durrës, ai ka hyrë në makinë për ta çuar deri në Durrës. I pyetur për automjetin, Z. Shpataraku tregon se e ka marrë afër zonës së Kënetës dhe ia ka marrë një shokut të tij me emrin “Toni”, pasi ishte prishur kondicioneri i automjetit të tij, duke shtuar se do të pinte kafe me shokun e tij “Renato” dhe më tej do ta kthente. /CNA





Lajmet e fundit nga