Gazetari zbulon kush është këngëtarja që ka kallëzuar Adi Hilën pas Eli Farës dhe Monika Lubonjës

Aktualitet

Gazetari zbulon kush është këngëtarja që ka

Gazetari Esido Barkaj, i ftuar këtë të mërkurë në studion e “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjorida Fjora, ka zbuluar se pas artisteve Eli Fara dhe Monika Lubonja, një tjetër personazh VIP ka kallëzuar në polici kompozitorin Adi Hila, për nxjerrjen e videove intime.

Sipas Barkajt, personazhet pretendojnë se janë filmuar pa dijeninë dhe pa kompromisin e tyre.

Gazetari bëri me dije se artistja e tretë që ka bërë denoncimin është këngëtarja Blerina Matraku.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Pas Lubonjës dhe Eli Farës, ka dhe një personazh të tretë që ka bërë denoncim, kush është?

Barkaj: Edhe pse bëhet fjalë për “aljem rozë”, por ka dalë jashtë shoubizit, bëhet fjalë për video intime që kanë marrë përmasa të mëdha. Janë regjistruar 4 kallëzime në total. I pari ka qenë personazhi kryesor, Adi Hila, që ka bërë kallëzim për hakërim, por janë dhe tre zonja që kanë bërë kallëzim kundër Adi Hilës. E para ka qenë këngëtarja Eli Fara, e cila ka reaguar edhe publikisht dhe ka kallëzuar Adi Hilën. Ditën e djeshme ka bërë kallëzim dhe Monika Lubonja. Burime thonë që ajo ka kaluar edhe një shok emocional, për shkak të bombardimeve të videove. Ajo ka bërë një kallëzim penal ndaj Adi Hilës. Një personazh i tretë që ka reaguar është Blerina Matraku, e cila ka bërë një kallëzim të njëjtë bashkë me dy zonjat e tjera.

Fjora: Blerina Matraku, e cila dy ditë më parë ka bërë një denoncim në polici, duke iu bashkuar dy personazheve të tjerë.

Barkaj: Provat që ka arritur të mbledhë krimi kibernetik, kuptohet që është temë delikate, ku përfshihen personazhe të njohur të jetës publike. Nuk bëhet fjalë për hakërim institucioni, është pak e vështirë marrja në pyetje e personazheve.

ME TE LEXUARAT