
Lideri i lëvizjes franceze “La France Insoumise”, Jean-Luc Mélenchon, ka mbështetur protestën studentore të zhvilluar në Paris, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më të fuqishme rinore të dekadave të fundit.
Duke iu drejtuar të rinjve gjatë marshimit, Mélenchon tha se ajo që po ndodh është “e jashtëzakonshme” dhe se protestuesit nuk duhet të dyshojnë në të drejtën e tyre për të ngritur zërin.
“Është lëvizja rinore më e fuqishme e parë në 50 vitet e fundit dhe askush nuk mund të thotë se e keni gabim, sepse keni të drejtë”, u shpreh Mélenchon.
Në përfundim të fjalës së tij, lideri i “La France Insoumise” iu bëri thirrje të rinjve të tregohen të kujdesshëm.
“Është e jashtëzakonshme dhe ju nuk e kuptoni”, tha Mélenchon, përpara se të shtonte: “Kini kujdes”.
Deklaratat u bënë gjatë marshimit studentor në Paris, në një kohë kur protestat e të rinjve kanë tërhequr vëmendje të gjerë në Francë./Versus.al

