‘Populli ka zemëratë ndaj Ramës e PS-së’, Eskiu: Etiketohen si hajdutë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë

16:56, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari për Reagimin Qytetar në Partinë Demokratike, Erges Eskiu ka dhënë më shumë detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e ish Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, në kuadër të pranisë besnike.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Eskiu tha se banorët në atë zonë janë ende pa legalizim, ndërsa vetë Rama kërkon ta kthejë atë në shesh ndërtimi për t’ia dhënë zyrtarit të lartë socialist, Xhemal Qefalia.

Të gjithë skenën e ndodhur këtë të mërkurë me banorët e ish uzinës së autortratorëve, Eskiu e cilësoi si paftyrësi të kryeministrit, pasi qyetatarët janë ende pa banesa.

Sipas tij, Rama kudo të shkojë pritet me protesta, njëjtë si deputetët e tij, pasi populli ka një zermëratë të madhe kundrejt tyre.

Ndër të tjera, Eskiu thekson se vendi tanimë udhëhiqet dhe është në dorën e krimit të organizuar.

Problemet në zonën e ish uzinës së autotrakrorëve s’kanë zgjidhje ende, në kohën e PD u është dhënë hapësira për ambiente banimi, Bashkia ka bllokuar procesin e legalizimit. Banorëve s’u jepet zgjidhje. Më mirë të flesh në pyll me dërrasa se aty, uji ndotet çdo ditë, edhe pse faturën e paguajnë. Ujë të pijshëm s’kanë dhe uji që shkon është me fekale.

Te këmbët e Ramës ishte uji i pijshëm, tubi që ndotej me inerte. Halli i tyre është Edi Rama, dhe flitej që do të ia japë Xhemal Qefalisë për ta khyer në shesh ndërtimi. Rama do shkonte për te biznesi privat që ishte pa leje, aty zona është pa legalizim. Kjo është tjetër paftyrësi e Edi Ramës me praninë besnike.

Po u ikin fëmijët nga shtëpia e s’po kthehen, pasi s’jetohet më aty. Në kapanon flinin 7 familje, janë të rrënuara se s’kanë legalizim. Rama ishte me 3-4 kameramanë me vete për të ndërtuar fasadën e porpagandën e tij, u detyrua të largohej dhe iku si një hije. Kjo është prania besnike e Ramës.

Edhe në SHBA është gjuajtur me vezë Rama, pritet me protesta, si deputetët e tij. Popullata ka një zemërim të madh që drejtohet nga Rama. Etiketohen si hajdutë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.  Kush ka shkuar në atë protestë është votë kundër Ramës. E di që kjo protestë po i merr zvarrë.

Pasi u largova nga takimi sot, kanë shoqëruar një person pse tha Rama është hajdut. Në spital nuk gjen zgjidhje, s’ka shkolla, s’ka asgjë në këtë vend, njerëzit do ikin drejt vdekjes ose do shpopullohen, Agasi ka marrë shtetin zvarrë, edhe Yeffet e ka marrë zvarrë. Çdo gjë është në dorë të krimit të organzizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco