Nis vaksinimi falas kundër gripit, 280 mijë doza në qendrat shëndetësore
Qendrat shëndetësore në të gjithë vendin kanë nisur vaksinimin kundër gripit stinor. Vaksina ofrohet falas për të gjitha kategoritë që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, si dhe për grupet që janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe për rrjedhojë rrezikojnë infektimin dhe përhapjen e virusit në popullatë.
Gjatë një interviste për Euronews, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, bëri me dije se procesi i vaksinimit tashmë ka nisur ndërsa tha se në total janë rreth 280 mijë doza të shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
ISHP ka identifikuar një rast sporadik të infektuar me grip në Shqipëri. Sipas të dhënave të viteve të shkuara, sezoni i gripit në vendin tonë nis në nëntor dhe arrin pikun në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.
Për të siguruar mbrojtje maksimale, ekspertët rekomandojnë që vaksinimi të kryhet që tani.
Vaksina kundër gripit është trivalente dhe vaksinimi mund të ndihmojë në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes dhe të shpëtojë jetë.
Vaksinat kundër gripit aplikohen në qendrat shëndetësore, sipas kalendarit të përcaktuar nga mjeku i familjes.
Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore
OBSH publikon udhëzimet e para për obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët
10 grabitje në Dukat Fushë, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar
- 17:23 Studimi në Australi: Aktiviteti fizik në adoleshencë ul rrezikun e depresionit në moshë madhore
- 17:19 Kandidatët e BE-së kanë frikë se planet e reja të mbrojtjes mund të krijojnë anëtarë të klasit të dytë
- 17:14 OBSH publikon udhëzimet e para për obezitetin te fëmijët dhe adoleshentët
- 17:13 David Silva rikthehet nga pensionimi për t’u bashkuar me ekipin e Hong Kongut
- 17:00 10 grabitje në Dukat Fushë, flasin banorët: Autorët veprojnë të maskuar, na kanë frikësuar
- 16:49 Asnjë nuk i shpëton dot? Policia e Dubait shton në flotë Ferrarin me 340 km/orë