web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Kosovës ndalon ish-administratorin e aeroportit të Vlorës/ Zbulohet arsyeja

7 Tetor 2026, 17:36, Aktualitet CNA

 Policia e Kosovës ndalon ish-administratorin e aeroportit të

Ish-administratori i aeroportit të Vlorës, Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. Kjo është konfirmuar për mediat në Kosovë, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Kjo e fundit është shprehur se Lluka dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

"Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit", raportohet se është shprehur Shala.

Pritet të zbardhen detaje të reja në vijim lidhur me ndalimin e Llukës dhe masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij. /CNA





Lajmet e fundit nga