LIVE UPDATES
Insights

Një tjetër dëftesë me i dhi n’ta

Disa prej ngjarjeve që e karakterizuan këtë periudhë, të cilat kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në krijimin e gjendjes në të cilën ndodhemi, janë:

7 Tetor 2026, 17:44 Nga Erion Periku
Një tjetër dëftesë me i dhi n’ta
Dëftesa


Muajt e fundit të pranverës, vera dhe fillimi i vjeshtës kanë qenë një periudhë e trazuar për arsimin shqiptar, jo aq për shkak të një përballjeje serioze të botës akademike me rezultatet, problematikat dhe nevojën për zgjidhje, sesa për shkak të një shkëputjeje gjithnjë e më të dukshme të diskursit akademik nga realiteti konkret i arsimit. Në vend të analizës së të dhënave, debatit kritik dhe formulimit të zgjidhjeve të argumentuara, hapësira publike akademike është mbushur me forma komunikimi që privilegjojnë propagandën, vetëkënaqësinë institucionale, postimet në Facebook dhe podkastet, ndërsa së fundmi këtij repertori i janë shtuar edhe videot e njëpasnjëshme reklamuese, sikur arsimi të ishte ujë me sheqer.

Disa prej ngjarjeve që e karakterizuan këtë periudhë, të cilat kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në krijimin e gjendjes në të cilën ndodhemi, janë:

1. Në mesin e muajit prill, Presidenti i Republikës, i cili, ndër të tjera, është edhe Doktor i Shkencave, dekoroi me medaljen kalorsiake tre shqiptarë të diasporës për arritje të larta akademike. Megjithatë, mbetet e paqartë pse u përzgjodhën pikërisht ata, kur në diasporë ka dhjetëra, në mos qindra, studiues shqiptar me kontribute më cilësore e më të rëndësishme akademike. Edhe më domethënëse se përzgjedhja ishte heshtja e të dekoruarve. Kalorësit e rinj, para dhe pas ceremonisë, përveç lavdeve për ata që i dekoruam, nuk gjetën asnjë fjalë kritike për gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri dhe, çuditërisht, as kohën për të takuar kolegët e tyre shqiptarë, ndonëse këta të fundit ndodheshin vetëm 50 metra larg sallës së ceremonisë.

2. Në fund të majit nisën protestat qytetare, ndoshta e vetmja ngjarje vërtet cilësore në shqiptëri gjatë dy a tre dekadave të fundit. Studentët i kujtuan qeverisë se llogaritë me ta mbeten ende të hapura, ndërsa gjendja e arsimit të lartë sot është edhe më e rënduar se tetë vite më parë, kur qeveria, përmes taktikave politike, arriti ta manipulojë dhe ta shtypë protestën studentore.


3. Në mes të qershorit u publikua renditja QS e universiteteve. Shqipëria, si një nga vetëm pesë vendet në Evropën gjeografike, sërish nuk kishte asnjë universitet në këtë renditje. Askush nuk foli, askush nuk u shqetësua dhe askush nuk propozoi një rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Nuk folën as ata që për çdo gjë bëjnë krahasime me të shkuarën dhe, ndonjëherë, edhe me rajonin. Nuk folën as ministri i Arsimit, as kryeministri, të cilët vazhdojnë të jenë të bindur se jemi mirë, edhe pse, sipas tyre, gjithmonë ka vend për më mirë. Për fat të keq, kësaj here nuk u hyri në punë as krahasimi me vitin 2013, madje as ai me vitin 1938.

4. Në fillim të korrikut, Akademia e Shkencave shpalli fituesit për anëtarë të Akademisë së të Rinjve. Sipas Akademisë, përzgjedhja ishte bërë mbi bazën e kritereve të larta akademike. Ngjarja u promovua disa herë nga Akademia, edhe më shumë ngaAkademia e të Rinjve dhe, natyrisht, nga vetë individët e përzgjedhur. Por, nëse shqyrtohen me kujdes cilësitë akademike të të zgjedhurve, pretendimi për standarde të larta ngre pikëpyetjeserioze: edhe kandidati më i spikatur ndër ta, për nga niveli i arritjeve akademike, vështirë se shkon përtejnivelit të një studenti në vitin e parë të studimeve doktorale, ndërsa profili mesatar është më pranë atij të një studenti në vitin e parë të masterit.

5. Gushti ishte pushim, bashkë me administratën pushoi edhe bota akademike.

6. Në shtator u publikuan rezultatet e PISA 2025.Ato ishin mjaftueshëm shqetësuese për të kërkuar një reflektim serioz. Megjithatë, kjo nuk e shqetësoi ministren e Arsimit, e cila, me një fjalim po aq “cilësor” sarezultatet e nxënësve shqiptarë në lexim, u përpoq të na bindte se gjithçka është në rregull dhe senihilizmi nuk ka vend në ministrinë e saj. Ndërsafliste për optimizëm, ylli në xhaketën e saj ngjante gjithmjë e më shumë me S-të sulmuese të dikurshme. Sigurisht, pas saj nuk mbetën as anëtarët e Parlamentit, kuka më shumë doktorë shkencash se në Senatin italian, të cilët publikuan statuse duke komentuar e, në disa raste, edhe duke manipuluar renditjen.

7. Pak ditë pasi rezultatet e PISA-s u paraqitën me optimizëm institucional, vjen edhe lajmi për zgjerimin e hartës universitare: katër universitete të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë, ndërsa përmendet edhe bashkëpunimi me një rrjet universitar me bazë në Londër.
Kështu, Shqipëria duket se po hyn në një epokë të re të matjes së cilësisë akademike me toponimi. Universitetet tona tashmë kanë marrë emra që përfshijnë figura historike, periudha kohore, fusha betejash, vende, kontinente, planete, dete e oqeane; Londra, ndërkohë, rishfaqet edhe një herë si horizont i ri akademik.
Nëse kësaj liste aktuale do t’i shtoheshin edhe emrate universiteteve të mbyllura, si dhe qytetet e shtetet me të cilat këto institucione kanë pasur bashkëpunime, Shqipëria me siguri do të konkurronte seriozisht për një çmim të parë në anomalinë e emërtimit dhe të konceptimit institucional. Megjithatë, me këtë ritëm, lista vetëm sa zgjerohet, hartografia universitare pasurohet, ndërsa pyetja thelbësore — çfarë po ndodh me cilësinë? — mbetet modestisht në auditor.
Shtimi i institucioneve duket si një mënyrë veçanërisht elegante për ta zëvendësuar debatin mbi rezultatet me debatin mbi tabelën e emrave.

8. Në fund të shtatorit, publikimi i Times Higher Education World University Rankings solli një të dhënë që, për një universitet si Universiteti i Tiranës, duhej të ishte arsye për reflektim serioz. Universiteti i Tiranës - institucioni më i madh dhe historikisht qendra kryesore e arsimit të lartë në Shqipëri - u rendit në fundin e listës globale, në një renditje ku përfshiheshin 2,297 universitete. Megjithatë, ky rezultat nuk e shqetësoi hiç trupën akademike. Përkundrazi, në postimet e tyre bajate, rezultati u paraqit si një “zhvillim i rëndësishëm” dhe si “një hap i ri në rrugëtimin ndërkombëtar”, gjë e cila deri diku është e kuptueshme; nëse do të dinin të bënin më mirë apo të ndjenin qoftë edhe një fije përgjegjësie, institucioni nuk do të ishte në atë farë derexheje.

9. Së fundmi, lista e studiuesve me ndikim ndërkombëtar, e përgatitur nga Elsevier në bashkëpunim me Stanford, e gjen Shqipërinë në fund të Europës gjeografike me vetëm dy kërkues të përfshirë, asnjëri prej të cilëve nuk i përket institucioneve publike shqiptare.

Qartazi, kjo gjendje nuk shqetëson askënd: as ekzekutivin, as legjislativin dhe, çfarë është më e keqja, as trupën akademike.

Kjo dëftesë, njësoj si paraardhëset e saj, është më e keqe nga sa duam ta pranojmë. Dhe, nëse nuk ndryshon asgjë, ka shumë gjasa që edhe dëftesat e ardhshme të jenë po kaq të këqija.

erion periku

Sondazh

Poll
Insights 5 Tetor 2026, 10:03 Ben Blushi

JAM MESDHETAR

Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po m...

Insights 1 Tetor 2026, 17:51 Irena Beqiraj

Keqkuptimi i intimitetit!

Irena Beqiraj Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpi...

Insights 25 Shtator 2026, 20:57 Besmir Semanaj

Kur të bie Diella në kokë

Besmir Semanaj Çmendet Rama Sot ne OKB para përfaqësuesve të 193 shteteve, mes tyre SHBA-ja me miliardat e saj në çipa d...

Insights 16 Shtator 2026, 09:32 Auron Janku

Kur PARTITË harrojnë pse ekzistojnë

Auron Janku Ka një sëmundje politike që nuk diagnostikohet me analiza gjaku. Quhet Sindroma e Stokholmit politik: viktima fillon të mbr...

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit