AKTUALITET

Kontroll blic në qelitë 41-bis në burgun e Peqinit, hiqen karrige, tenxhere dhe mjete prerëse

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2026, 17:35
Kontroll blic në qelitë 41-bis në burgun e Peqinit, hiqen

Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjnë luks dhe që sipas rregullores së sistemit penitenciar, vlerësohen si të tepërta.

Me këtë filozofi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur aksionin për heqjen e sendeve që konsiderohen të panevojshme për një të burgosur apo të paraburgosur.

Aksioni,  është zhvilluar orët e fundit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në regjimin 41 bis, ku dhe janë kontrolluar të gjitha qelitë prej forcave operacionale.

Në përfundim të disa orëve kontroll blic, janë hequr prej andej karriget plastike dhe të drurit, disa lloje tenxheresh, materiali i të cilave mund të konvertohet në thika, biçakë që përdoren për qërimin e frutave dhe perimeve, që prodhohen nga fshesat dhe materiale të tjera.

Sipas një plani të nisur nga muaji prill, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që po mban aksione për zbulimin e telefonave dhe të dozave të drogës në burgje, në qeli po tentohet të lejohen vetëm sendet personale, vetëm për konsum personal.

Më herët, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në disa burgje të tjera, si në Durrës dhe Drenovë, u zbuluan aparate telefonash, që janë dërguar për ekspertim në laboratorët e SPAK.

Ndërkohë që telefonat janë zbuluar në ambiente të përbashkëta, hetimet po kryhen ndaj personave konkretë që dyshohen për futje të sendeve të ndaluara në burg.

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?