
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj të ri për dhunën dixhitale, që synon të forcojë kuadrin ligjor ndaj videove me përmbajtje përdhunimi dhe deepfake-ve pornografike.
Projektligji, i miratuar të mërkurën, më 7 tetor, do të shqyrtohet tashmë në Bundestag, parlamentin federal gjerman.
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, ligji aktual nuk ndalon prodhimin dhe posedimin e videove që paraqesin përdhunim në rastet kur ato janë të destinuara për përdorim privat. Ndërkohë, nuk ka një legjislacion specifik që rregullon deepfake-t seksuale që përfshijnë persona realë pa pëlqimin e tyre.
Me nismën e re, qeveria synon të përshtatë legjislacionin me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, të cilat kanë krijuar forma të reja të abuzimit dixhital.
“Legjislacioni nuk ka ecur me hapin me realitetin dixhital”, deklaroi qeveria gjermane, duke argumentuar nevojën për forcimin e mbrojtjes ligjore.
Në fokus janë veçanërisht deepfake-t pornografike, ku imazhi ose fytyra e një personi real mund të vendoset, përmes inteligjencës artificiale, në materiale seksuale pa pëlqimin e tij.
Projektligji pritet të diskutohet tashmë në parlament, ndërsa miratimi përfundimtar do të përcaktojë rregullat e reja për trajtimin e këtyre materialeve në Gjermani./Versus.al

