Vrasja e Renis Dobrës, SPAK zbardh dinamikën e rrëmbimit dhe eliminimit nga vëllezërit Bushgjokaj
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
SPAK ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në Burrel, duke çuar për gjykim dosjen ndaj të akuzuarve. Me anë t&eu...
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Dy aksidente kanë ndodhur njëkohësisht në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip “Ford” që udhëtonte n&e...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në kët&...
Ulian Shpataraku, një ish-drejtues i lartë i Policisë, i cili u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, thotë se...
Një prej grave që shfaqej në videot intime të publikuara ditët e fundit ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës kundë...
Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për dosjen e grupit të Bruno Çobos, pesë prej...
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
Disa familje në Shijak prej vitesh pretendojnë se janë lënë pa rrugë për të shkuar në banesat e tyre. Sipas denonc...
Për shuarjen e zjarrit në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote, si dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Forc...
Një projektligj i Ministrisë së Mjedisit për ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit, i paraqitur si pjesë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, po përballet me kritika në Parlament për objektivat e tij, administrimin e fondeve dhe mekanizmat e kontrollit.
Drafti parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, financimin e projekteve përmes granteve dhe subvencioneve, si dhe mekanizma për restaurimin e natyrës dhe certifikimin e largimit të karbonit.
Por gjatë shqyrtimit në komision janë ngritur pikëpyetje nëse nisma garanton një përafrim të plotë me kërkesat evropiane.
Qeveria e ka paraqitur projektligjin si pjesë të procesit të përafrimit me standardet e BE-së. Zv.ministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, megjithatë, tha gjatë diskutimeve se drafti është hartuar nga institucionet shqiptare.
Faktin se projektligji nuk përcakton objektiva të matshme, afate konkrete, ekosisteme prioritare apo përgjegjësi të qarta institucionale. Një pjesë e masave i lihet për përcaktim Këshillit të Ministrave.
Drafti përdor gjithashtu termin “restaurimi i elementeve të natyrës”, por nuk jep një përkufizim të qartë të restaurimit dhe as standardet ekologjike që duhet të përmbushë një ndërhyrje.
Kritikët argumentojnë se kjo mund të krijojë hapësirë që projekte gjelbërimi ose sistemimi të konsiderohen restaurim, edhe kur nuk rikthejnë funksionet e ekosistemeve.
Fondi Kombëtar i Mjedisit
Projektligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Mjedisit, i cili do të financojë projekte mjedisore përmes granteve, subvencioneve dhe instrumenteve të tjera. Por drafti nuk përcakton garanci të plota për financimin shumëvjeçar, monitorimin e rezultateve dhe transparencën e përdorimit të fondeve.
Kritikët kërkojnë publikimin e përfituesve, shumave të financuara, vendimeve dhe rezultateve të projekteve, si dhe mekanizma për kontrollin, auditimin dhe rikuperimin e financimeve.
Pikëpyetje ngre edhe mënyra e përzgjedhjes së projekteve. Komisioni vlerësues përbëhet nga pesë nëpunës drejtues të ministrisë, të caktuar me urdhër të ministrit, ndërsa vendimi përfundimtar merret nga ministri.
Sipas opozitës, kjo strukturë mund të dobësojë pavarësinë e procesit të vlerësimit, veçanërisht në rastet kur në garë janë projekte të ministrisë ose institucioneve të saj të varësisë. Gjatë debateve në komision, deputetja Ina Zhupa kritikoi mënyrën e hartimit të nismës dhe e lidhi debatin me ligjin për zonat e mbrojtura.“Para se të miratojë një ligj për mbrojtjen e mjedisit, duhet të shfuqizojë fillimisht ligjin për zonat e mbrojtura, të kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Zhupa.
Drafti përfshin edhe certifikimin e largimit të karbonit, por nuk përcakton qartë mënyrën e verifikimit të pavarur, regjistrimit apo shmangies së numërimit të dyfishtë.
Nuk është e qartë nëse certifikohet subjekti, aktiviteti apo sasia e karbonit të larguar. Po ashtu, mungojnë rregulla të hollësishme për kohëzgjatjen e ruajtjes së karbonit. Ambientalistë argumentojnë se certifikimi i karbonit nuk mund të konsiderohet automatikisht si provë e restaurimit të biodiversitetit.
Ndryshimet prekin edhe inspektimin mjedisor. Projektligji shfuqizon një dispozitë që i ngarkon Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kryerjen e inspektimeve dhe kontrollin e veprimtarive, ndërsa dispozitat e tjera vijojnë t’i referohen strukturës përgjegjëse për inspektimin.
Drafti, sipas kritikëve, nuk sqaron plotësisht kalimin e funksioneve dhe institucionin që do të kontrollojë respektimin e detyrimeve për restaurimin.
Debati për projektligjin është lidhur edhe me ligjin nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura, i cili është kritikuar nga institucione evropiane për ndryshimet në administrimin e këtyre zonave dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve turistike.
Në qershor, Parlamenti Evropian shprehu shqetësim për zhvillimet në Peizazhin e Mbrojtur Vjosa-Nartë dhe theksoi se sundimi i ligjit dhe standardet mjedisore të Bashkimit Evropian janë kushte thelbësore për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.
Organizatat mjedisore e kanë mirëpritur qëndrimin e Parlamentit Evropian dhe kanë kërkuar rishikimin e kuadrit ligjor për zonat e mbrojtura./ Shteg.org
Në një kohë kur lajmet për afera seksuale kanë përfshirë kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai, ky i fundit ka lën&e...
Gazetari Almer Toska ka bërë një skanim të situatës politike brenda mazhorancës, duke zbuluar prapaskena mbi reformën territo...
Nëpunësit civilë nuk mund të bëhen protagonistë të aktiviteteve politike dhe nuk mund të angazhohen në fushatë...
Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ...
Kryeministri Edi Rama është përballur sot me revoltën e qytetarëve gjatë një vizite të tij në zonën e ish-uzin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër kundër hartës së re administrativo-ter...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës....
Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që po zhvillo...
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë...
Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat me disa ...