Vrasja e Renis Dobrës/ SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit, zbardhet dinamika e ngjarjes
SPAK ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së P...
SPAK ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së P...

SPAK ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.181 të vitit 2025, në ngarkim të katër të pandehurve për vrasjen e Renis Dobrës.
Të pandehurit janë shtetasit: Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj
"Të katër të pandehurit akuzohen për veprat penale: “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Procedimi është regjistruar për faktin penal të datës 8.7.2025, ku, sipas rezultateve të hetimit, Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha (Çakraj), Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj kanë kryer veprime të koordinuara me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R.D",-thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe të dhënave të pajisjeve GPS të automjeteve të marra me qira dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin rrugor Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Sipas hetimit, pranë vendit të quajtur “Ura e Matit”, shtetasi R.D. është pikasur në automjetin e tij Benz dhe është ndjekur nga automjeti Hyundai Santa Fe, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj. Këta provohet se kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër, Range Rover.
Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, provohet se automjeti Range Rover i ka bllokuar rrugën viktimës. Sipas rezultateve të hetimit, R.D. është nxjerrë forcërisht nga automjeti i tij dhe nën dhunën e autorëve, është futur në automjetin Range Rover.
Më pas të tre automjetet kanë ecur njëri pas tjetrit nga qyteti i Burrelit në drejtim të Ulzës dhe Shkopetit, ku provohet se është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja shtetasit R.D. nga autorët e veprës penale. Kjo vërtetohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.
Sipas hetimit, më pas automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.
Nga analiza e lëvizjeve të automjeteve, këqyrja e kamerave pranë vendngjarjes, pajisjeve GPS, tabulateve telefonike dhe të dhënave të nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim, është arritur në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit R.D ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar, duke e kryer veprën penale në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal./CNA
Ish-administratori i aeroportit të Vlorës, Valon Lluka ës...
Është zbardhur dëshmia e plotë e ish-drejtori të policisë ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet s...
Janë zbardhur detaje nga lëvizjet e Ergys Agasit disa orë ...
Spitali Continental në Tiranë ka marrë emrin Haxhi Dede Re...
Vendimi i gjykatës për vuajtjen e dënimit në burgun e Pojs...
Në 82-vjetorin e lindjes, CNA sjell profilin e mjekut të n...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ësh...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet e çështjes s...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me ma...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, g...
Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se brenda vjeshtës...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për ...
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i ka drejtuar një letër Kë...
CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lan...
Janë publikuar detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme, e...
CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfs...
Apeli i Gjykatës së Posaçme dy ditë më parë la në fuqi dën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në fjalën drejtu...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore e lidhur m...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u vodhi me dh...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...