Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kishte fshehur 2.4 kg kokainë kokainë në një ndërtesë që po rinovohej, arrestohet 36-vjeçai shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kishte fshehur 2.4 kg kokainë kokainë në një
Droga e sekuestruar

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Recanati të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua pasi iu gjetën 2.4 kilogramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza.

Bëhet me dije se droga ishte fshehur në një ndërtesë që po rinovohej, jo shumë larg spitalit të Recanatit. Autoritetet italiane arritën të zbulonin bazën ku ishte fshehur droga pasi efektivët u shtirën sikur ishin të interesuar për marrjen me qira të objektit.

Pasi hynë në ndërtesë, ata kryen një bastisje dhe kontroll të ambienteve, ku zbuluan dhe sekuestruan sasinë e madhe të kokainës. Një pjesë e drogës ishte ndarë tashmë në doza, ndërsa në objekt u gjetën edhe disa peshore precize dhe materiale të ndryshme paketimi.

Pas arrestimit, 36-vjeçari u transferua menjëherë në burgun e Ancona Montacuto-s, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese