249 km/orë, policia arreston ”Schumacherin” shqiptar
Bota E Mërkurë, 7 Tetor 2026 18:32
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi pasi u kap duke udhëtuar me 249 km/orë në aksin Janinë-Arta, ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/orë.
Policia i sekuestroi automjetin dhe i vendosi gjobë 2 mijë euro, heqje patente për një vit dhe 9 pikë penalizuese.
Ai akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vënie në rrezik të jetës së qytetarëve. Për masën e sigurisë do të vendosë gjykata e Janinës.

