Një shtetas shqiptar është arrestuar paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Janinë-Arta pasi u gjet të ecte me 249 km në orë.
Në zonën në të cilën ai ecte me shpejtësi, tabela tregonte maksimumin prej 100 km/orë.
Në moment janë vënë në lëvizje forca të policisë të cilat e ndaluan “Schumakerin” shqiptar i cili fillimisht u arrestua dhe në vazhdim iu komunikuan gjoba të bashkangjitur në nenin 290A të kodit penal Grek.
Automjeti u sekuestrua, ndërsa gjoba e vendosur ishte 2000 euro, heqje patente 1 vit dhe 9 pikë, ndërsa masat përfundimtare do të vendosen nga gjykatësi i Janinës ku do të dërgohet për masë sigurie.
Ai akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vënie të jetës së qytetarëve në rrezik.













