Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erd...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 130-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur në lidhje me protestën dhe ka shprehur se lëvizja e tyre ka përballuar presionin e qeverisë dhe të institucioneve. • Më tej, ajo ka hedhur akuza ndaj Kuvendit, duke pretenduar se është bërë zëri më i fuqishëm i krimit të organizuar. • Duke iu referuar reagimeve ndaj protestës, Vatnikaj tha se propaganda qeveritare është përdorur për të zbehur pjesëmarrjen në protestë, ndërsa protestuesit sipas saj, janë etiketuar në forma të ndryshme. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 130 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Pas grumbullimit të qytetarëve në sheshin Skënderbej, vijoj marshimi drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga organizatorët dhe protestuesit e pranishëm.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj është ngjitur në podiumin e vendosur përballë Kryeministrisë, ku ka folur në lidhje me protestën dhe ka shprehur se lëvizja e tyre ka përballuar presionin e qeverisë dhe të institucioneve. Më tej, ajo ka hedhur akuza ndaj Kuvendit, duke pretenduar se është bërë zëri më i fuqishëm i krimit të organizuar. Duke iu referuar reagimeve ndaj protestës, Vatnikaj tha se propaganda qeveritare është përdorur për të zbehur pjesëmarrjen në protestë, ndërsa protestuesit sipas saj, janë etiketuar në forma të ndryshme.
Sidorela Vatnikaj: Kur e nisëm këtë betejë nuk e mendonim se do ia dilnim përballë një regjimi dhe një parlamenti, që nuk përfaqëson më qytetarët. Kuvendi është bërë zëri më i fuqishëm i krimit të organizuar.
Propaganda qeveritare është përdorur që të shfryhet protesta. Na kanë thënë agjentë dhe lloj-lloj etiketimesh. Por në 130 ditë në shesh tregon se halli ynë është më i madh se frika jonë. Ne jemi më të fuqishëm se krimi i organizuar./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 130-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al