Dita e 130-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!...
Sot dita e 130-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!...
"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë ...
"Rama është kthyer në avokat të..."/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkosh...
"Stabilitet institucional"/ Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerë...
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023, në Manta të Cuneos.
ITALI- Altin Jakini është shqiptari i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Cuneos në Itali, pasi u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së një 28-vjeçari shqiptar. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023, në Manta të Cuneos. Fillimisht rasti u konsiderua si një aksident rrugor, pasi 28-vjeçari kishte dalë nga rruga me automjetin e tij dhe ishte gjetur në gjendje të rëndë nga ekipet e shpëtimit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përpara se të futej në sallën e operacionit në Cuneo, i riu i tregoi një karabinieri identitetin e personit që, sipas tij, e kishte qëlluar me armë.Nga hetimet rezultoi se Jakini ndodhej në drejtimin e një furgoni, nga i cili u qëllua ndaj 28-vjeçarit me një pistoletë të kalibrit 22.
Prokurorja Francesca Lombardi kishte kërkuar 15 vite burg për Jakinin, duke kërkuar edhe njohjen e rrethanës rënduese të paramendimit. Gjykata, megjithatë, e përjashtoi këtë rrethanë dhe vendosi dënimin me 11 vite e 6 muaj burg. Në të njëjtin proces, gjykata shpalli të pafajshëm Andrea Dedin, ish-punonjësin e Jakinit, i cili akuzohej se e kishte ndihmuar në kryerjen e atentatit.
Sipas dëshmive dhe të dhënave të bëra publike gjatë procesit, motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia. Jakini dyshonte se 28-vjeçari, i cili punonte si murator dhe banonte në Manta, kishte interes për të dashurën e tij. Në ditët para atentatit, i riu kishte tentuar ta qetësonte Jakinin, duke i thënë se nuk kishte arsye për të qenë xheloz. Megjithatë, dyshimet e biznesmenit dyshohet se përshkallëzuan deri në tentativën për ta vrarë./Dosja.al
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 130 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbull...
Droga e sekuestruar ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi karabinierët sekuestruan rreth 2.4 kilogra...
Një protestues i mbështjellë me flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndron pranë selisë së...
Viktima TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, të akuzura për vrasjen e&n...
Valon Lluka KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar ditën e sotme biznesmenin Valon Lluka. Për rastin ka lëshuar nj...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 130-të radhazi kundër qeverisë Rama. Pë...
Foto ilustruse Gjirokastra dhe Vlora renditen ndër rajonet me peshën më të ulët të popullsisë në moshë pune jo...
Ergys Agasi TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj Uljan Shpatarakut dhe Ergys Agasit, të cilat hedhin drit...
Fotografi ilustruese Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në M...
Foto ilustruse Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qyteta...