E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

E BUJSHME/ Skuadra shqiptare i ofron kontratë Pep Guardiolës, paga mund të shkojë mbi 1 milionë euro

Një lajm i bujshëm vjen nga Kosova. FC Malisheva i ka paraqitur një ofertë zyrtare Pep Guardiolës, trajnerit spanjoll që së fundmi i dha fund aventurës së tij te Manchester City.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, oferta është nënshkruar nga zëvendëspresidenti i Malishevës, Afrim Bytyqi, dhe parashikon një pagë vjetore prej 650 mijë euro bruto, plus bonuse në varësi të objektivave të arritura.

Reklamë

Nëse Guardiola do të shpallej kampion i Kosovës, do të përfitonte një bonus prej 100 mijë eurosh. Ndërkohë, kualifikimi në Champions League do t’i sillte 300 mijë euro bonus, Europa League 200 mijë euro dhe Conference League 100 mijë euro.

Në skenarin e fitimit të titullit kampion dhe kualifikimit në Champions League, vlera totale e kontratës do të arrinte në 1.05 milionë euro bruto në vit.

Reklamë

Oferta vjen në një moment të veçantë për klubin kosovar, pasi Malisheva mbeti pa trajner pas largimit të Thomas Brdaric, i cili tashmë është zyrtarizuar në krye të Al-Bukayriyah në Arabinë Saudite.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim se Guardiola ka pranuar ofertën apo se ka nisur negociata konkrete mes palëve. Për momentin bëhet fjalë për një ofertë të bërë nga Malisheva.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.