Pas lajmit të distancimit të Trumpit nga LaCivita, Muli u dëshpërua shumë.
— U nxituam, i bëmë dhe pagesën, i tha Lelos. Na gënjeu me këtë vizën njëhyrëshe për Doktorin. Na premtoi dhe vizë për teta Lilin dhe për atë na gënjeu. Për Gitën e Zenin s’bëhet fjalë. Na ikën lekët për lesh.
— Po Fatmir Mediu çfarë thotë? — i tha Lelo.
— Nuk e di. Nuk është në terezi. Sa e mora në telefon me thirri si i trembur, "Prapë video?". Jo i thashë një lajm për La Civituen. Dhe me atë ka shkuar tha. Jo jo i thashë, është për atë punën me Dodikun. Ça ka bërë me Dodikun tha i trembur.
La Civita i thashë. Eshtë distancuar Trumpi se ka shkuar tek Dodiku.
-Eh javë tersi tha.
Deri dje thoshte “E gjeta unë, e solla unë, e rregullova unë, fola unë me Trumpin”. Sot tha "atë e gjeti Belua”.
— Po Belua çfarë thotë?
— Po Belua deri dje thoshte: “E gjeta unë, jo Mediu. Mediu mashtron, ai s’e njeh fare, unë e mora në telefon”, etj. Sot thotë se e gjeti një i njohur i përbashkët i tij dhe Mediut.
— Po ky tropojani që do bënte pagesën, si e ka ky që e thërrasin “Valbona”, çfarë thotë? Ia ka paguar lekët?
— Po ku di gjë ai i shkreti, se ai ka autorizuar dhe firmën nuk e hedh më vetë si dikur. Kështu që s’di as sa lekë i ka dhënë deri tani.
— Kam hall mos nis SPAK-u ndonjë hetim si për Lul Bashën, tha Lelo, dhe futesh në telashe. Se pastaj del që dikush i ka dhënë lekë në Uashington, ti ia ke paguar te Mali i Tiranës një milion dhe fillon bëhet rrëmujë. E hanë dhe këta të Malit të Tiranës, se ajo është dhe kullë e mirë, s’e ka sharë asnjëri.
— Nuk e di, tha Muli. Tani u bë lëmsh. S’di as anglisht, t’i kisha bërë një mesazh vetë. Te Belo s’kam besim, se nuk më tregon çfarë i shkruan ai. Mediu po pret që ta shpëtojë LaCivita nga Gërdeci dhe ka paguar më shumë se ne. Tani na mbeti në dorë.
— Epo s’ke çfarë bën, tha Lelo. Ja, ta thashë që i ngjante Vullnet Sinajt. Dhe të dy janë në hall me udhëheqësit.
Lini një Përgjigje