Celebrities Film & Tv Music

5 vite mungesë në media, Fatmira Breçani tregon detaje nga jeta profesionale dhe personale: Kam peng që nuk bëra…

Pas pesë vitesh mungesë në media, këngëtarja e mirënjohur Fatmira Breçani ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musa, ku foli për 40 vitet karrierë, jetën profesionale dhe projektet e reja muzikore. Breçani tha se arsyeja se pse nuk ka dhënë intervista për një kohë kaq të gjatë është se nuk kishte çfarë të thoshte.

“U bënë të tepërta dhe me të njëjtat fjalë mërziten njerëzit”, u shpreh këngëtarja.

Duke folur për pengjet si në punë apo në familje, ajo u shpreh se në karrierë nuk ka asnjë pasi i ka shfrytëzuar të gjitha, ndërsa shton se do kishte dashur të bënte më shumë fëmijë.

“Për karrierën nuk kam, se i kam shfrytëzuar dhe po i shfrytëzoj, nuk kam përfunduar akoma. Për familjen po, që nuk kam bërë dhe 2-3 fëmijë. Gjithmonë kam dashur, Zoti më fali këto dhe mi ruajt”, tha këngëtarja.

E pyetur nga moderatori i njohur nëse e ka ndjerë xhelozinë e kolegëve, Fatmira tha se nuk ia kanë shprehur. Ajo shton se kur janë nëpër evente së bashku, ‘kolegët përtojnë të këndojnë pas saj’ dhe i thonë ‘ça të bëjmë pas teje o Dadë’.

Ndërsa lidhur me bashkëpunimet, këngëtarja e mirënjohur u shpreh se për momentin është duke u marrë vetëm me këngët e saj, por më vonë do jetë e gatshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.