Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur pranë fshatit Bulgarec në Korçë.
I riu është përplasur nga një automjet teksa ndodhej në rrugë. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e 18-vjeçarit është e rëndë, ndërsa mjekët po vijojnë të kujdesen për të.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi përplasja dhe shkakun e saj.












