AKTUALITET /

FOTO/ U përplas nga automjeti, kalimtarët i japin ndihmën e parë të plagosurit në rrugë

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, personi i aksidentuar shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Shkruar nga Versus

FOTO/ U përplas nga automjeti, kalimtarët i japin ndihmën e

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e Vaqarrit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person që po kalonte rrugën.

Pas aksidentit, disa automjete kanë ndaluar në rrugë, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, personi i aksidentuar shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Versus.al

Poll