Olise në qendër të vëmendjes, Bayern i vendos afat për rinovimin

7 Tetor 2026 | 20:01

Michael Olise po kalon një moment të shkëlqyer. Në katër ndeshjet e para të Francës në Ligën e Kombeve nën drejtimin e Zinedine Zidane, anësori i Bayern Munich ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime.

Forma e tij ka rritur interesimin e Real Madridit, por Bayern nuk dëshiron ta shesë 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029.

Sipas “Bild”, klubi bavarez i ka ofruar Olises rinovimin deri në vitin 2032, me një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, duke e barazuar me Harry Kane dhe Jamal Musiala. Megjithatë, francezi kërkon që kontrata e re të përmbajë edhe një klauzolë lirimi.

Bayern i ka dhënë kohë deri në verë për të marrë vendimin. Nëse Olise nuk rinovon, klubi mund të shqyrtojë shitjen e tij.

Olise iu bashkua Bayern në vitin 2024 nga Crystal Palace për 53 milionë euro. Këtë sezon ai ka 8 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbappé rikthehet me grupin, Mourinho e pret ndaj Villarrealit

Kylian Mbappé është rikthyer në stërvitje me grupin pas një jave mungesash, duke rritur shanset për të qenë në dispozicion të José Mourinhos për ndeshjen...
19:59 | 07/10/2026

“Baticë e kuqe” në Anfield, tifozët e Liverpoolit përgatiten për pritje elektrizuese ndaj Manchester Cityt

“Baticë e kuqe” në Anfield, tifozët e Liverpoolit përgatiten për pritje elektrizuese ndaj Manchester Cityt Kjo do të jetë ndeshja e parë e Manchester Cityt...
19:57 | 07/10/2026

Trajneri i Southamptonit gjobitet dhe pezullohet me kusht për skandalin Spygate

Trajneri i Southampton, Tonda Eckert, është dënuar me një gjobë dhe një pezullim gjashtë-javor për shkak të rolit të saj në skandalin Spygate që tronditi...
18:59 | 07/10/2026