Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrëmbim, pengmarrje dhe vrasje, SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit

    BE i jep Ukrainës 1.24 miliardë euro shtesë për forcimin e mbrojtjes

    Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rrëmbim, pengmarrje dhe vrasje, SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit
    Aktualitet

    Rrëmbim, pengmarrje dhe vrasje, SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit

    October 7, 2026
    Vrasja e Renis Dobrës/ Të arrestuarit transferohen në Tiranë, shmanget paraburgimi i Burrelit për arsye sigurie

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal ndaj katër të pandehurve, të akuzuar për veprime të lidhura me rrëmbimin dhe vrasjen e shtetasit Renis Dobra.

    SPAK ka kërkuar gjykimin e Fation Bushgjokajt, Petrit Hoxhës (Çakraj), Kristë Bushgjokajt dhe Aleksandër Bushgjokajt. Sipas akuzës, ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Sipas SPAK, katër të pandehurit kanë vepruar në mënyrë të koordinuar me qëllim rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Renis Dobrës.

    Hetimi, sipas Prokurorisë së Posaçme, është mbështetur në pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat GPS të automjeteve të marra me qira, tabulatet telefonike dhe prova të tjera të administruara gjatë procedimit.

    Nga këto të dhëna është dokumentuar lëvizja e të pandehurve në qytetin e Burrelit dhe në aksin Klos–Zenisht, në kërkim të viktimës. Pranë zonës së njohur si “Ura e Matit”, R.D. është pikasur në automjetin e tij tip “Benz” dhe, sipas SPAK, është ndjekur nga një automjet “Hyundai Santa Fe”, në të cilin ndodheshin Petrit Hoxha (Çakraj) dhe Kristë Bushgjokaj.

    Sipas hetimit, këta të fundit kanë sinjalizuar Fation dhe Aleksandër Bushgjokajn, të cilët ndodheshin në një tjetër automjet, tip “Range Rover”.

    Ndjekja ka vijuar deri në vendin e quajtur “Kroi i Suçit”, ku rreth orës 21:58, sipas SPAK, automjeti “Range Rover” i ka bllokuar rrugën R.D.

    Prokuroria e Posaçme thotë se viktima është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe, nën dhunën e autorëve, është futur në “Range Rover”. Më pas, të tre automjetet kanë vijuar lëvizjen nga Burreli në drejtim të Ulëzës dhe Shkopetit.

    Sipas SPAK, gjatë kësaj lëvizjeje R.D. është dhunuar dhe më pas i është shkaktuar vdekja. Kjo, sipas Prokurorisë së Posaçme, konfirmohet edhe nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor.

    Më tej, sipas hetimit, automjeti i viktimës, së bashku me trupin e tij, është hedhur në drejtim të ujërave të liqenit të Ulëzës, me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e tij.

    SPAK thekson se analiza e lëvizjeve të automjeteve, pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes, të dhënat GPS, tabulatet telefonike dhe informacionet e nxjerra nga pajisjet telefonike të personave nën hetim kanë çuar në përfundimin se plani për rrëmbimin dhe vrasjen e R.D. ka qenë i strukturuar dhe i koordinuar.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, këto veprime janë kryer në kuadër të bashkëpunimit të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal.

    spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrëmbim, pengmarrje dhe vrasje, SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit

    October 7, 2026

    BE i jep Ukrainës 1.24 miliardë euro shtesë për forcimin e mbrojtjes

    October 7, 2026

    Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës

    October 7, 2026

    Sulm masiv rus me raketa dhe dronë në Ukrainë, të paktën 20 të v*arë, mes tyre 4 fëmijë. Pamje të rënda

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.