
Në ditën e 130 të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë rezistencën duke mos u ndalur.
Një nga aktivistët u shpreh se, nesër Kuvendi do të shqyrtojë Reformën Territoriale të propozuara nga partia-shtet, dhe që nuk është në interes të qytetarëve.
“Ata duan të largojnë shqiptarët nga shërbimet e nevojshme. Kjo reformë ka për qëllim t’I shërbejë qeverisë dhe jo qytetarëve. Si në 2014 kur reforma territoriale boshatisi fshatin, është detyrë e jona që pas 130 ditëve të shkojmë para Kuvendit dhe t’i tregojmë me vezën, simbolikën tonë që ne nuk na përfaqësoni”, tha aktivisti./Versus.al

