Ndoshta asnjëherë nuk do ta kishte menduar se emri i tij do të bëhej kaq i lakuar në media dhe në opinionin publik, jo për muzikën dhe krijimtarinë e tij, por për videot intime që janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme online.
Adrian Hila, kompozitori i njohur shqiptar, feston sot 56-vjetorin e lindjes. Një jetë e lidhur me muzikën, këngët dhe artistët, por që ditët e fundit është vendosur në qendër të vëmendjes për një arsye krejt tjetër.
Videot intime të publikuara online, për të cilat ai është përmendur gjerësisht në media, kanë sjellë një valë të madhe diskutimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, duke e zhvendosur vëmendjen nga karriera e tij artistike.
Në ditën e 56-vjetorit, emri i kompozitorit mbetet kështu i lidhur me një prej historive më të komentuara të kohëve të fundit në rrjet, ndërsa pas tij qëndron një karrierë e gjatë në muzikën shqiptare.
