Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

7 Tetor 2026, 20:25Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është një 18-vjeçar, i cili pas aksidentit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Aktualisht i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje