Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pse SPAK arreston kriminelët shqiptarë në BE dhe jo në Shqipëri? Versioni i gazetarit: I kanë thënë europianët bjeruni në kokë

Shkruar nga Newsbomb
Pse SPAK arreston kriminelët shqiptarë në BE dhe jo në
Artan Hoxha, gazetar investigativ

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka komentuar punën e SPAK dhe pritshmëritë për goditjen e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar. I ftuar në emisionin “Tonight” me Mirela Milorin, Hoxha tha se pjesa më e suksesshme e punës së SPAK, sipas tij, lidhet me dosjet e ardhura nga jashtë vendit, veçanërisht nga materialet e aplikacioneve të komunikimit SKY EÇ dhe EncroChat.

Sipas gazetarit, këto hetime kanë çuar në goditjen e grupeve shqiptare që zhvillojnë aktivitet kriminal në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa ai ngriti pikëpyetje për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë brenda Shqipërisë.

“Pritshmëria te SPAK-u është shumë e madhe për të goditur në nivelet e larta. Pjesa më e suksesshme është ajo që mbulon krimin e organizuar dhe suksesi ka ardhur pas materialeve të SKY EÇ dhe EncroChat, të ardhura nga jashtë. SPAK-u është më tepër i avancuar në dosjet që kanë ardhur nga Bashkimi Europian, jo me grupet në vend. Janë goditur kryesisht grupet që kanë aktivitet në vendet e Bashkimit Europian, që trafikojnë kokainë në BE dhe marrin paratë e qytetarëve të BE-së dhe i sjellin në Shqipëri. Grupet në vend nuk janë goditur, por vetëm ato jashtë”, u shpreh fillimisht Hoxha.

Ai shtoi se kjo është edhe një nga arsyet pse ambasadorët e vendeve të BE-së mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-n.

“Prandaj ambasadori i BE-së dhe ambasadorët e vendeve të BE-së e mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-n, pasi po mbarojnë punët e pista të Europës. Ke dëgjuar ti ndonjë ambasador që thotë: janë 180 mijë dosje stok, nuk u bëhet vonë për shqiptarët? Por për shqiptarët që bëjnë trafik në Europë, BE-ja i thotë SPAK-ut: ‘Bjeruni kokës’ dhe këta këtë po bëjnë”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese