Dervishi: Kjo është reformë elektorale, jo territoriale!

Nga A2 CNN
7 Tetor 2026, 20:42 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi ironizoi Reformën Territoriale, duke u shprehur se ajo duket më tepër si reformë elektorale.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi tha se nuk janë analizuar modelet për të dalë me një listë të ndarjes së re territoriale, por kemi listën dhe tani po analizojmë kriteret.

“Më shumë se reformë territoriale, kjo duket si reformë elektorale! Nëse keni parasysh bisedimet, deri më tani janë përcaktuar pozicionet. Opozita thotë që duhet të kemi më shumë bashki, 100 ose më shumë dhe qeveria që në momentin e parë ka qenë më idenë që duhet të kemi më pak bashki. Nuk kemi dalë të kjo listë duke analizuar modelet. Por kemi listën dhe tani po analizojmë kriteret. Në këto 12 vite reforma e bërë pa konsensus politik në atë kohë premtoi se do kemi më pak njerëz dhe shpenzime. U shit sikur ta kishte bërë reformën një gjirokastrit. Në fakt nga 20 mijë punonjës në 2013-ën, tani ke 42 mijë, dyfish më shumë dhe shpenzon akoma më shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos