AKTUALITET /

Protesta e 130-të, Sazan Guri: Paketa e Maleve është projekt kriminal, po shpopullohet Shqipëria

Guri u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme përpara Kuvendit, ku pritet të kundërshtohet edhe reforma territorial

Shkruar nga Versus

Protesta e 130-të, Sazan Guri: Paketa e Maleve është projekt

Ambientalisti Sazan Guri ka akuzuar qeverinë se po miraton ligje dhe projekte që, sipas tij, favorizojnë shpopullimin e vendit.

Duke folur në protestën e 130-të kundër qeverisë, Guri u shpreh se qytetarët duhet të kundërshtojnë politikat që, sipas tij, rrezikojnë largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Këta kanë bërë ligje, që nëse ti nuk punon tokën, ta merr bashkia”, deklaroi Guri.

Ai e cilësoi “Paketën e Maleve” si një “projekt kriminal”, duke pretenduar se synimi është spastrimi i Shqipërisë nga shqiptarët dhe zëvendësimi i tyre me të huaj.

“Po vjedhin dhe po grabisin shqiptarët. Shqipëria në të ardhmen nuk do ketë shqiptarë”, tha ambientalisti.

Guri u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme përpara Kuvendit, ku pritet të kundërshtohet edhe reforma territoriale.

“Të bashkohemi dhe të kundërshtojmë nesër reformën territoriale shpopulluese”, apeloi ai./Versus.al

Poll