Dy komunitete bashkiake në ishullin e Kretës, në Greqi, janë shpallur në gjendje emergjence të Mbrojtjes Civile pas motit të keq dhe reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Bëhet fjalë për komunitetet Vasilies dhe Skalani, në territorin e bashkisë së Heraklionit. Vendimi është marrë me qëllim përballimin e menjëhershëm të situatës dhe menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme.
Moti ekstrem goditi zonën nga 1 deri më 3 tetor, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, si dhe dëme të tjera të lidhura me kushtet e rënduara atmosferike.
Sipas bashkisë së Heraklionit, shpallja e gjendjes së emergjencës do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.

