Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Bulgarec, pak kilometra larg Korçës.
Nga informacionet e para të siguruara nga vendi i ngjarjes dyshohet se i riu ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës nacionale në krahun tjetër, kur është përplasur nga një automjet që lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda të riut, i cili mësohet se ndodhet në sallën e reanimacionit në Spitalin e Korçës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe dinamikës së përplasjes.

Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë
Zjarr në fshatin Haspiraj të Peqinit, era favorizon përhapjen e flakëve
Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë strukturë të posaçme për sigurinë dhe vlerësimin e kërcënimeve
- 20:54 Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi
- 20:40 E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq varroset me nderime në Banjallukë
- 20:29 Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
- 20:25 Tetori, muaji i sfidave për Barcelonën
- 20:09 Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë
- 20:06 Zjarr në fshatin Haspiraj të Peqinit, era favorizon përhapjen e flakëve