Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja

7 Tetor 2026 | 21:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.

Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më të vjetër në vendin tonë, 117-vjeçarja Qamile Marra....
21:10 | 07/10/2026

Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka...
20:56 | 07/10/2026

Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë

I ftuar në “Tonight” me Mirela Milorin, gazetari i kronikës Artan Hoxha foli për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen...
20:09 | 07/10/2026