• Kontakt
Wednesday, October 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vit pa Kalajën, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:00 : 07/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ngrenë alarmin se institucionet ende nuk kanë marrë masat e kërkuara për sigurinë e magjistratëve, ndërsa Kalajës nuk i është njohur statusi “Dëshmor i Atdheut”.

Në një deklaratë të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të shtetit, duke paralajmëruar për të vepruar që të mos jenë viktimat e radhës.

“Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar”.

Astrit Kalaja u vra me armë zjarri më 6 tetor 2025, teksa ushtronte detyrën në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Një vit më pas, shoqatat e magjistratëve thonë se përkujtimi dhe solidariteti nuk mjaftojnë, dhe se një sërë çështjesh të ngritura pas vrasjes së tij vazhdojnë të jenë pa zgjidhje.

“Një vit pas vrasjes, organet shtetërore ende nuk i kanë njohur gjyqtarit Astrit Kalaja statusin ‘Dëshmor i Atdheut’, që i takon një gjyqtari të vrarë në detyrë. Procedurat vazhdojnë të zvarriten, duke i detyruar familjarët që t’i drejtohen gjykatës”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

Sipas tre shoqatave, për fëmijët e gjyqtarit, njëri prej të cilëve i mitur, nuk është parashikuar një trajtim i posaçëm institucional, ndërsa kërkesat e magjistratëve për masa në mbështetje të familjes kanë mbetur pa përgjigje.

Por shqetësimi kryesor që ngrihet në deklaratë, lidhet me sigurinë në institucionet e drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët thonë se, edhe pas vrasjes së një gjyqtari brenda sallës ku ushtronte detyrën, gjykatat dhe prokuroritë vazhdojnë të mos kenë një strukturë policore të posaçme.

“Edhe siguria ka mbetur në vend. Një vit pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit, gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë ende një strukturë policore të posaçme. Nuk ka mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar. Nuk ka një kuadër ligjor të ri për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Nga autoritetet kompetente mungon ende një reagim konkret dhe i qëndrueshëm”, thuhet në deklaratë.

Shoqatat shtrojnë edhe pyetjen: “Nëse një gjyqtar nuk është i sigurt në sallën e gjyqit, sa i sigurt është qytetari që hyn në të?”

Sipas tyre, vrasja e Astrit Kalajës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një gjyqtari, por ndaj sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve që i drejtohen atij. Ato theksojnë se magjistratët trajtojnë çdo ditë çështje të krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mund të bëhen, së bashku me familjarët e tyre, objekt kërcënimesh dhe presionesh.

Për këtë arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë njohjen pa vonesë të statusit “Dëshmor i Atdheut” për Astrit Kalajën, trajtim institucional për familjen dhe fëmijët e tij, krijimin e një strukture të posaçme policore për gjykatat dhe prokuroritë, një mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve ndaj magjistratëve dhe familjeve të tyre, si dhe një kuadër të ri ligjor për sigurinë e institucioneve të drejtësisë.

“Siguria e magjistratit nuk është privilegj. Është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion. Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar”, përfundon deklarata e përbashkët.

Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës/ Magjistratët: Siguria ka

Etiketa: Astrit Kalajadeshmor i atdheutShoqata Kombëtare e GjyqtarëveUnioni i Gjyqtarëve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

12:25 : 06/10/2026
AKTUALITET

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

20:19 : 26/09/2026
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026
AKTUALITET

U vra në sallën e gjyqit/ Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

12:39 : 08/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli refuzon zëvendësimin e masës së sigurisë për Gjon Shkambin

20:29 : 26/04/2026
Para

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

TË GJITHA

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

21:05 : 07/10/2026

Një vit pa Kalajën, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:00 : 07/10/2026

Babai i vartëses së Ballukut: Presione dhe kërcënime pas dëshmisë në SPAK, vjet i vrau veten burri

20:53 : 07/10/2026

Kërcënime me jetë nga të fortët, dëshmia e vartëses që “nxin” Belinda Ballukun

20:37 : 07/10/2026

Irani paralajmëron bllokimin e disa rrugëve në Ngushticën e Hormuzit

20:36 : 07/10/2026

Tensionet në Hormuz/ Irani paralajmëron mbylljen e disa rrugëve detare

20:26 : 07/10/2026

Harta territoriale e Ramës/ Meta: Kush voton pro shpopullimit, do shënohet në librin e turpit të historisë

20:16 : 07/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com