Përplasje mes mbështetësve të Vuçiçit dhe studentëve në Beograd

7 Tetor 2026 | 21:10

Një përleshje fizike ka shpërthyer në lagjen Konjarnik të Beogradit mes mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesin Listën Studentore.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliç” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara.

Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”.

Situata u përshkallëzua pasi një protestuese që mbështeste Listën Studentore i mori një flamur një prej mbështetësve të SNS-së. Më pas, disa persona iu vërsulën asaj.

Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore.

Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve të mbledhur në protestë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht...
21:00 | 07/10/2026

Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka...
20:56 | 07/10/2026

Artan Hoxha analizon punën e SPAK-ut: Është më i avancuar te dosjet që kanë ardhur nga jashtë

I ftuar në “Tonight” me Mirela Milorin, gazetari i kronikës Artan Hoxha foli për punën SPAK teksa u shpreh se pritshmëritë ndaj institucionit për goditjen...
20:09 | 07/10/2026