Gruaja më e vjetër, qeveria dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

7 Tetor 2026 | 21:10

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më të vjetër në vendin tonë, 117-vjeçarja Qamile Marra.

Me vendim të posaçëm të firmuar nga Kryeministri Edi Rama, Marra do të marrë një shtesë mujore sa 10-fishi i pensionit social. Mësohet se pensioni i saj u ndërpre kur mbushi 100 vjeçe ndërsa i bir prej 7 vitesh bëri përpjekje për ta rikthyer.

K R Y E M I N I S T R I  EDI RAMA

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR  ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i rëndë, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 18-vjeçarit Florian Matraku në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, ku një...
21:49 | 07/10/2026

Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht...
21:00 | 07/10/2026

Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka...
20:56 | 07/10/2026