Lesi: Edhe protestuesit e Bulevardit? Gazment Bardhi zbulon planin e PD për protestën NESËR
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zbuluar detajet e protestës së nesërme kundër Reformës Territoriale. I ftuar në “Koha Jonë Debat”, Bardhi tha se protesta do të zhvillohet pa flamuj partiakë, pasi sipas tij reforma nuk është çështje e PD-së apo PS-së. “Padiskutim mund t’i bashkohet cilido, pa flamuj”, deklaroi Bardhi.
Lesi: Doktori i madh ka thënë ”Nesër protestë e madhe”, çfarë do të ndodhi?
Bardhi: Unë nuk besoj që do të ketë fjalime. Është detyrim i PD, që ti ftojë qytetarët që të kundërshtojnë një reformë që në gjykimin tonë sjell dëme të parikoperueshme për qytetarët në bashkitë e tyre. Ne pamë që Reforma në 2015, praktikisht e ka shpopulluar ish-komunat. Po të shkosh sot, nga 50 shtëpi që ishin të hapura, sot nuk gjen më shumë sesa 5 dhe thellimi i kësaj reforme, duke shkurtuar edhe më shumë bashki, do të bëjë që i njëjti fenomen, të preki edhe zona, që deri më sot nuk janë prekur nga shpopullimi. Për këtë arsyje janë thirrur qytetarët, të protestojnë kundër kësaj Reforme.
Lesi: Pa flamunj?
Bardhi: Pa, sepse Reforma Territoriale nuk është çështje e PD, apo e PS, por është…
Lesi: Që të vijnë edhe protestuesit e Bulevardit, kjo është ideja?
Bardhi: Jo nuk ka qenë ky qëllimi, por që padiskutim mund ti bashkohet cilido, pa flamujn, sepse ne çmojmë që Reforma Territoriale nuk bëhet për partitë politike.


