Lesi: Edhe protestuesit e Bulevardit? Gazment Bardhi zbulon planin e PD për protestën NESËR

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zbuluar detajet e protestës së nesërme kundër Reformës Territoriale. I ftuar në “Koha Jonë Debat”, Bardhi tha se protesta do të zhvillohet pa flamuj partiakë, pasi sipas tij reforma nuk është çështje e PD-së apo PS-së. “Padiskutim mund t’i bashkohet cilido, pa flamuj”, deklaroi Bardhi.

Lesi: Doktori i madh ka thënë ”Nesër protestë e madhe”, çfarë do të ndodhi?

Bardhi: Unë nuk besoj që do të ketë fjalime. Është detyrim i PD, që ti ftojë qytetarët që të kundërshtojnë një reformë që në gjykimin tonë sjell dëme të parikoperueshme për qytetarët në bashkitë e tyre. Ne pamë që Reforma në 2015, praktikisht e ka shpopulluar ish-komunat. Po të shkosh sot, nga 50 shtëpi që ishin të hapura, sot nuk gjen më shumë sesa 5 dhe thellimi i kësaj reforme, duke shkurtuar edhe më shumë bashki, do të bëjë që i njëjti fenomen, të preki edhe zona, që deri më sot nuk janë prekur nga shpopullimi. Për këtë arsyje janë thirrur qytetarët, të protestojnë kundër kësaj Reforme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lesi: Pa flamuj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Bardhi:  Po, pa flamuj partiakë sepse Reforma Territoriale nuk është çështje e PD, apo e PS, por është…

Lesi: Që të vijnë edhe protestuesit e Bulevardit, kjo është ideja?

Bardhi: Jo nuk ka qenë ky qëllimi, por që padiskutim mund ti bashkohet cilido, pa flamuj, sepse ne çmojmë që Reforma Territoriale nuk bëhet për partitë politike.

Gaz Bardhi: Do të fitojmë pa diskutim Bashkinë e Tiranës! KOHA JONE-DEBAT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?