Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku u takua me rektorin Armand Krasniqi, përfaqësuesit e menaxhmentit dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi procesin e reformimit të arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës.
Çeku deklaroi se sistemi i arsimit të lartë kërkon transformime të rëndësishme, përmirësim të standardeve dhe një bashkëpunim më të ngushtë me nevojat e zhvillimit të vendit.
“Rruga përpara është e qartë: ristrukturimi i arsimit të lartë. Universitete më të forta, programe më cilësore, kërkim shkencor më konkurrues dhe investim aty ku krijohet vlerë për studentët dhe shoqërinë”, ka shkruar Çeku.
Ministri nënvizoi se politikat e investimeve dhe reformat duhet të përqendrohen te rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimi i kërkimit shkencor.





