Një vajzë trevjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Malbardh të Kurbinit, pasi u godit pa dashje nga babai i saj me një mjet bujqësor, mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Policia bën me dije se rreth orës 19:50, 45-vjeçari me inicialet B. A. po manovronte mjetin në oborrin e banesës kur goditi aksidentalisht të bijën e mitur.
Të lidhura
None found
Vogëlushja nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.






