Murtaja një armë biologjike në Rusi? Përgjigjet Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka komentuar situatën e përhapjes së dyshuar të murtajës në Rusi. I pyetur nëse murtaja në Rusi mund të jetë krijuar si armë biologjike, Trump deklaroi se Moska se situata është nën kontroll teksa theksoi që shpreson që të jetë ashtu.
Diskutimi në konferencën e Trump me gazetarët:
Pyetje: A është murtaja në Rusi një armë biologjike?
Trump: Ne nuk mendojmë kështu, por do ta zbulojmë së shpejti. Por nuk mendojmë kështu. Dhe po t’i dëgjosh ata, është nën kontroll, e dini. Njerëzit e kanë thënë këtë edhe më parë për gjëra të tjera, kështu që shpresojmë të jetë ashtu. Shumë e sofistikuar, shumë e mençur. Dhe ata po thonë se është shumë nën kontroll. Kështu që shpresojmë që jo, Peter.
Pyetje: A po merrni të njëjtën përshtypje nga Rusia tani, siç morët nga Kina në fillim të COVID-it?
Trump: Kina nuk foli shumë, dhe as Rusia nuk po flet shumë. Por ata thonë se e kanë situatën plotësisht nën kontroll.
Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes në stërvitje me marinsat, Hegseth sfidon veten në San Diego (VIDEO)
Propozimi i Administratës Trump: Studentët ndërkombëtarë të paguajnë 70,000 dollarë tarifa trajnimi
- 21:19 Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit
- 21:14 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në stërvitje me marinsat, Hegseth sfidon veten në San Diego (VIDEO)
- 21:10 Përplasje mes mbështetësve të Vuçiçit dhe studentëve në Beograd
- 21:10 Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra
- 21:00 Tragjike në Kurbin, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja
- 20:56 Aksident i rëndë në Korçë-Maliq, 18-vjeçari përplaset nga makina