Lajmi i fundit

LVIE - PLUG/ 'Punët e këqija', Rama 32 milionë euro për Ron Yeffet

VIDEO/ Turistët shpenzojnë më pak në Shqipëri, Kotherja: Me 1000 euro këtë vit merr më pak shërbime se në 2022

21:14, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zhvlerësimi i euros po ndikon edhe në fuqinë blerëse të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Operatorit turistik Elvis Kotherja, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me moderatoren Klaudja Karabolli, tha se një turist që vjen në Shqipëri sot, me të njëjtin buxhet në euro, mund të marrë më pak shërbime krahasuar me disa vite më parë.

Sipas Kotherjes, turisti vjen në Shqipëri me një buxhet të përcaktuar dhe zhvlerësimi i euros bën që ky buxhet të ketë një fuqi blerëse më të ulët. Kotherja theksoi se nuk hyn në diskutimin mbi arsyet e kursit të këmbimit, por nënvizoi efektin konkret që ai ka te turistët.

Ai e krahasoi turizmin me eksportin, duke argumentuar se Shqipëria në njëfarë mënyre ‘eksporton’ vendin përmes shërbimeve që u ofron vizitorëve të huaj. Sipas tij, në këtë situatë nuk duhet fajësuar klienti, por duhet parë nëse Shqipëria po i ofron turistit produktin dhe shërbimin që ai kërkon.

Ai solli si shembull edhe restorantet, ku sipas tij ndryshimi i fuqisë blerëse mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si turistët zgjedhin të konsumojnë.

‘Është edhe efekti i zhvlerësimit të euros apo jo, i cili në një farë mënyre ka ndikuar. Tani nuk është problemi i klientit. Klienti kur vjen në Shqipëri e bën, le të themi një llogari dhe thotë do shpenzoj 1000 euro.

Kur vjen në Shqipëri dhe shikon që me 1000 euro. Pra me 1000 euro në Shqipëri këtë vit, mund të marrë më pak shërbim se ç'kemi marrë para tre vitesh. Sepse zhvlerësimi i euros ka bërë që ky klient të shpenzojë më pak.

Ne nuk merremi, unë nuk e kuptoj kursin e euros se pse vjen ky zhvlerësim dhe nuk e kam ndërmend të hyj kësaj pune. Ne flasim për faktin. Pra është një diçka e panjohur. Thjesht unë mund të flas se një turist në 2026-ën, me 1000 euro ka marrë më pak shërbime, se ç'ka marrë në 2022-shin.

Sepse praktikisht turizmi është si fasoni, është pra eksport. Praktikisht eksporton vendin tënd. Pra kështu konsiderohet praktikisht. Dhe në këtë kuadër ne nuk kemi pse të paragjykojmë klientin. Thjesht klientit ne nuk i kemi dhënë ofertën që duhet.

Kjo ndikon pastaj te pjesa që fillojnë edhe restorantet. Pse restorantet, restoracioni ishte ai që jep më shumë efektin më të madh ë. Ai nëse deri dje me 10 euro shkonte të hante restorant për shembull të parë, të dytë, këtë vit ka thënë po shkoj në një fast food dhe do ha me të njëjtën vlerë do ha më shumë, pak më shumë... ose më pak, po të paktën do t'i ha në dorë, e të tjera e të tjera.

Pra, gjithmonë klienti gjen mënyrën e punës. Tani, s'duhet të harrojmë dhe një fakt tjetër. Që fati jonë i madh është që ne jemi në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për Europën Veriore.’, u shpreh Elvis Kotherja në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco