E rëndë në Kurbin/ Gjyshi godet aksidentalisht me mjet bujqësor mbesën, humb jetën 3-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Malbardhë të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur aksidentalisht nga një mjet bujqësor.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë gjyshi i fëmijës dhe jo babai i saj.
Një banor i zonës ka treguar detaje prekëse nga momentet e para të tragjedisë, duke rrëfyer për portalin tonë: “Unë isha te dyqani i Betimit në momentin kur e mori lajmin dhe iku drejt emergjencës”.
Si pasojë e plagëve të marra, e mitura nuk ka mundur t'u mbijetojë dëmtimeve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardhë, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht mbesën e tij të mitur, 3 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.


