Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit e ditës së 130 të revoltës qytetare, janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.
Në hyrje të godinës është vendosur kordoni policor, ndërsa efektivët janë pozicionuar përballë qytetarëve të mbledhur në shesh.
Protesta vijon me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se do të vijojnë marshimin dhe tubimin.













