
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, i riu është përplasur nga një automjet dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 18-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit./Versus.al

