Mercedesi që e përplasi
18-vjeçari Florian Matraku ka humbur jetën në Spitalin e Korçës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
I riu u përfshi në një aksident në aksin Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec. Sipas burimeve, ai po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur u përplas nga një automjet që lëvizte në drejtim të Maliqit.
Florian Matraku pësoi dëmtime të rënda dhe, pavarësisht trajtimit në reanimacion, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Sondazh
Poll

