“Presidentja e Kosovës është e Kurtit, jo e PDK-së”, analisti Mehmetaj zbulon se si u arrit marrëveshja

7 Tetor 2026 | 21:54

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe se si u arrit marrëveshja për Presidenten e re. Gjatë fjalës së tij, Mehmetaj e ka cilësuar situatën si “qesharake”.

Sipas Mehmetajt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti vepron pa ndjenjë përgjegjësie apo frikë për pasojat shtetërore, duke e cilësuar politikën e tij si një lloj “bixhozi”. Lidhur me zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, ai u shpreh se Justina Shiroka-Pula nuk e ka ditur se ishte kandidate dhe e ka marrë vesh në momentet e fundit.

“Shiko për të kuptuar mirë momentet e fundit të ditës së djeshme dhe qesharakllëkun e situatës, duhet ta përcjellësh me intensitet politikën në Kosovë, duhet t’i njohësh personazhet. Për të kuptuar pse bën Albin Kurti ashtu si bën, duhet ta njeh Albin Kurtin prej motit.

Kjo kupton politikën në një farë forme të bixhozit dhe mungesa absolute e përgjegjësisë që ai nuk e ndjen, pra ai nuk ndjen përgjegjësi. Nuk e merr si të thuash një person me ndërgjegje kombëtare, i ka frikë se çfarë po ndodh me shtetin e tij dhe kjo frikë pastaj ja paracakton edhe lëvizjet politike.

Albin Kurti në këtë situatë është i fortë sepse është i papërgjegjshëm. Pra se a shkojmë prapë në zgjedhje, a nuk shkojmë prapë në zgjedhje për Albin Kurtin nuk përbën ndonjë rëndësi të veçantë sepse ai beson tash që përveç pushtetit faktik ekzekutiv e ka edhe pushtetin moral dhe pavarësisht numrave që ne po vazhdojmë të zhytemi si shteti më i varfër në Evropë, ai beson që me dy llafe goje e relativizon edhe këtë statistikë të dhembshme për qytetarët e Kosovës.

Edhe prandaj e ka luks bëjë lëvizje të tilla. Në anën tjetër, Bedre Hamza nuk është politikan në kuptimin e politikës si profesion. Bedri Hamza ka qenë ministër i cili ka implementuar politika që janë paracaktuar nga kryeministrat, kryesisht nga Hashim Thaçi. Pra, këtu kemi një super lojtar pa ndërgjegje dhe pa frikën e pasojës dhe një teknokrat që politikën e ka si të thuash zbulim aktual.

Paramendoje tani ballafaqimin mes një lojtari të tillë dhe një personi që sapo ka hy në lojë edhe kjo vjen rezultati. Albin Kurti sa e pashë unë dhe kjo megjithatë më jep një shpresë, u frikësua nga protesta.

Por PDK-ja u frikësua më shumë se Albin Kurti që ai nuk po frikësohet nga protesta. Pra derisa ai frikësohej nga protesta, këta frikësoheshin se ai nuk po frikësohen dhe besonin këta gabimisht që nëse eventualisht shkohet në zgjedhje, rezultati do të jetë ose i njëjtë ose më i mirë në favor të Kurtit. Po kjo mungesë absolute e besimit në pozicionin tënd. Edhe kjo frikë e dyanshme, e çuditshme e solli situatën qesharake ku Kosova e ka një presidente e cila nuk e ka ditur se do bëhet presidente deri në momentin kur i tha vesh diçka, eja”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: U harxhua shumë energji, tani janë krijuar kushtet për punë pa pengesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Kurti shkruan...
18:07 | 07/10/2026

Kurti: Kemi shumë punë përpara, zgjedhja e presidentes së re është lajmi më i gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të vendit, Justina Shiroka-Pula. Kurti e ka cilësuar...
16:24 | 07/10/2026

Zgjedhja e presidentes së re në Kosovë, reagon OSBE

Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGurk përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. McGurk...
16:15 | 07/10/2026