BALLKAN, 7 October 2026, 21:39

Përplasje fizike në Beograd, mbështetësit e SNS-së dhe protestuesit përplasen në rrugë

Përplasje fizike në Beograd, mbështetësit e SNS-së dhe

Një përleshje fizike ka shpërthyer në lagjen Konjarnik të Beogradit mes mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe qytetarëve që mbështesin Listën Studentore.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vojislav Iliç” dhe “Ustaniçka”, ku po zhvilloheshin paralelisht dy tubime të ndara.

Sipas Nova.rs, mbështetësit e partisë në pushtet mbërritën në vendngjarje para qytetarëve të nismës “Zbor Konjarnik”.

Situata u përshkallëzua pasi një protestuese që mbështeste Listën Studentore i mori një flamur një prej mbështetësve të SNS-së. Pas këtij momenti, disa persona iu vërsulën protestueses, duke shkaktuar përleshje.

Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë kur presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur nga Valeva, u bënte thirrje mbështetësve të tij të mos përfshiheshin në përballje me simpatizantët e Listës Studentore.

Pas disa orësh tensioni, tubimi përfundoi me largimin e qytetarëve të mbledhur në protestë, ndërsa situata në zonë u qetësua.