Celebrities

Taylor Swift ndryshon stil/ Tani po zgjedh lëkurë të zezë dhe dantellë!

Taylor Swift duket se po hyn në një fazë të re edhe për sa i përket stilit. Pas viteve me fustane romantike, buzëkuq të kuq dhe kombinime me frymëzim vintage, këngëtarja po shfaqet gjithnjë e më shumë me një pamje më të errët dhe më të guximshme.

Vogue vëren sot se daljet e fundit të Swift tregojnë një ndryshim të dukshëm. Gjatë një daljeje në New York me Travis Kelce, ajo veshi një fustan të zi prej dantelle nga Simkhai, të kombinuar me një xhaketë të madhe lëkure Saint Laurent, taka Jimmy Choo dhe çantë Givenchy.

Edhe gjatë fundjavës, kur u shfaq në “Saturday Night Live” për të mbështetur Dakota Johnson, Swift zgjodhi përsëri një fustan Simkhai, këtë herë të kombinuar me një rrip Saint Laurent. Dy paraqitjet brenda një kohe të shkurtër kanë ngritur idenë se ky nuk është thjesht një look i rastësishëm.

Elementet romantike nuk janë zhdukur plotësisht nga garderoba e saj. Ndryshimi është mënyra si po i kombinon. Dantella tani shoqërohet me lëkurë të zezë, ndërsa siluetat femërore marrin një pamje më të fortë.

Vogue e përshkruan këtë si një version më “bad girl” të stilit të Swift, shumë ndryshe nga estetika e ëmbël me të cilën ajo është identifikuar për vite. Taylor Swift nuk po heq dorë nga fustanet, por duket se këtë vjeshtë po u shton pak më shumë “edge”.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.